Dy barna kundër mpiksjes së gjakut nga fundi i nëntorit do të mund të merren me recetë në farmaci, njoftoi drejtori i Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Bëhet fjalë për dy barnat – Enoksaparin dhe Nadroparin, të cilët deri më tani ishin në listën pozitive spitalore dhe për trajtim në shtëpi, qytetarët duhej të përdornin rimbursime. Pjesëmarrja për këto barna do të përcaktohet më tej.
“Pacientët nuk do të duhet të lodhen në sportele për të rimbursuar shpenzimet për këto barna, do të kenë akses më të lehtë te barnat. Dhe e dyta, ne do të kemi më pak presion për punë dhe do të mund të përqendrohemi te çështje të tjera. Pra, përfitimi është i dyanshëm. Ky është një hap tjetër për transferimin e barnave nga lista spitalore në listën e farmacisë, pas hapit të mëparshëm, dhe do të pasojnë hapa të rinj”, tha Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Shëndetësisë.


