Bardhi: Futbolli nuk është matematikë, e rëndësishme është të dimë se çfarë duam në terren

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të zgjidhë shumë punë në Jerevan, ku imperativ i lartë është sigurimi i tre pikëve të cilat do t’i mundësojnë të qëndrojë në lojë për vendin e dytë të tabelës.

Humbja e fundit nga Gjermania bëri që ne të mos varemi nga vetja, dhe tashmë nuk ka hapësirë për ndonjë kalkulim dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë futbollistët.

Enis Bardhi, si një lider i ekipit ka pasur paraqitje sot në Jerevan dhe potencoi se Maqedonia duhet të luajë në mënyrë ekipore, që mirë të realizojë qëllimin e caktuar kundër kundërshtarit, i cili është me motive identike për triumf.

“Më shumë, në ndeshjen e nesërme do të vendosin imtësirat. Më e rëndësishmja është që ne të jemi të përgatitur dhe të dimë se çfarë duam në terren. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe për ne, edhe për Armeninë. Duhet të hymë në terren bashkë si asnjëherë më parë dhe ky është çelësi i fitores. Vetëm nëse luajmë si ekip, mund të realizojmë fitore”, tha mes tjerash Bardhi.