Bardhi: Faleminderit për mbështetjen tuaj, shihemi në Kampionatin Evropian

TË FUNDIT

Futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i falënderoi në rrjetet sociale të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës së kaluar kur ai ishte në izolim për shkak të testit pozitiv të Covid-19.

“Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazhe mbështetëse këto ditë. Ndihem mrekullueshëm. Shihemi shumë shpejt në Kampionatin Evropian. Faleminderit përsëri të gjithëve”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Ai tashmë është bashkuar me shokët e tij të ekipit kombëtar, dhe sipas paralajmërimeve të trajnerit Igor Angelovski, shanset janë të mëdha që ai të luajë në ndeshjen e parë të EURO 2020, kundër Austrisë më 13 qershor.