Barcelonë: Marshi për pavarësinë e Katalonisë(FOTO)

TË FUNDIT

Qindra-mijëra njerëz vërshuan rrugët e Barcelonës duke ofruar mbështetje për pavarësinë e Katalonisë, njoftojnë mediat botërore.

Kjo fushatë u nis para zgjedhjeve parlamentare regjionale më 27 shtator , të cilat forcat separatiste mendojnë si “referendum”.

Policia e Barcelonës ka vlerësuar se rreth një milion e 400 mijë njerëz morën pjesë në tubim , por Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës deklaroi se janë mbledhur nga 520 mijë deri në 550 mijë persona .

Organizatorët më herët kanë deklaruar se presin pjesëmarrjen e 500 mijë njerëzve në tubim me moton “Le të fillojmë të ndërtojmë një vend të ri “, organizuar për nder të Ditës Kombëtare të Katalonisë ( Diada Nacional de Catalunya ) , e cila festohet në kujtim të ngjarjeve të fillim shtatorit 1714 , kur Barcelona pas rrethimit të gjatë të ushtrisë së dinastisë Bourbon në betejën e fundit të luftës Katalonia u bë pjesë e Spanjës.

AP raporton se shumë njerëz kanë qenë në tubim duke mbajtur në dorë flamuj të Katalonisë.

< p>