Ekipi i Barcelonës ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Dinamon e Kievit, me rezultat 1-0.
As Dinamo nuk po bën një paraqitje më të mirë se ekipi katalunas, sipas Marca.
Goli i Gerard Pique në minutën e 36-të ishte i mjaftueshëm për Barcelonën për t’i fituar tre pikë, të parat për këtë sezon në Ligën e Kampionëve, transmeton rtv21.tv.
