Drejtoria e Barcelonës lëshoi një kumtesë lidhur e negociatat me lojtarët për uljen e pagave.
“Pas disa takimeve të tensionuara, palët i përfunduan negociatat dhe i ndërprenë konsultimet pa arritur marrëveshje. Palët janë pajtuar se do të jepet afat deri më 23 nëntor për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit nëse opsionet e propozuara ende mund të miratohen”, theksohet në kumtesën e klubit katalonas.
Është vërejtur se për shkak të humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, Barcelona duhet të vazhdojë me uljen e pagave të futbollistëve në vlerë të përgjithshme prej 191 milionë euro.
