Barcelona mposhtet nga Atletico Madridi

TË FUNDIT

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe nga rivali i madh i La Ligas, Atletico Madridi në stadiumin “Wanda Metropolitano” me rezultat 2-0.

Gjithçka sa i përket golave është vendosur brenda pjesës së parë. Thomas Lemar shënoi golin e parë për Atleticon në minutën e 23’, kurse i dyti erdhi nga ish-sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez.

Barcelona nuk u tregua e rrezikshme as në pjesën e dytë dhe kështu pëson disfatën e dytë brenda tri ditësh pas asaj nga Benfica në Ligën e Kampionëve të mesjavë.

Pas tetë ndeshjeve në La Liga, Atletico Madridi ka 17 pikë në vendin e dytë, kurse Barcelona renditet në vendin e nëntë me 12 pikë të mbledhura.