Barcelona mposht Sevillan

TË FUNDIT

Barcelona ka shënuar fitore bindëse 3-0 ndaj Sevillas në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse rastet për të dyja skuadrat nuk munguan.

Në 45 minutat e dytë u shënuan tri gola dhe Blaugranasit ishin të pandalshëm.

Ishte minuta e 58-të e takimit, kur Franck Kessie asistoi te Jordi Alba, që realizoi për 1-0.

Për 2-0 u përkujdes Gavi (70’), që u asistua prej Raphinhas, duke i dhënë skuadrës një komoditet edhe më të madh.

Nga një asistuesi, braziliani kaloi në golashënues, pasi në minutën e 79-të, Alba asistoi për të për 3-0.

Pas javës së 20-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere me 53 pikë, tetë më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 21-të takohen me Villarealin.