Ish kapiteni i Barcelonës Karles Pujol e prezantoi fanellën e pestë të ekipit për sezonin 2020/21. Këto fanella do të përdoren vetëm në një ndeshje – në Madrid kundër Realit më 11 prill të këtij viti.
Për herë të parë, fanella do të përmbajë vija të kuqe-të verdha të flamurit katalanas. Në fund të janarit, fanellat e edicionit të posaçëm do të lëshohen në dyqanet e Barçës.
Portali “footyheadlines” tashmë ka prezantuar disenjin për set të veçantë të gjigandit katalanas.