Barcelona ka fituar në udhëtim te Ferencvaros me rezultat 3-0 në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin G në Ligën e Kampionëve.
Spanjollët pse pa yllin kryesor të ekipit, Lionel Messi, arritën ta vazhdojë serinë e qind për qind të fitoreve, duke shkuar në 15 pikë nga pesë ndeshje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të katalunasve, të cilët përfunduan punën e fituesit duke shënuar tre gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave Antoine Griezmann, ndërsa dy golat u shënuan me anë të Martin Braithwaite.
