Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, pritet të humbasë shiritin e kapitenit me kërkesë të menaxhmentit të klubit.
Sipas asaj që raporton “3Cat”, trajnerit Hansi Flick i është bërë me dije se duhet të caktojë një kapiten të ri, si masë disiplinore ndaj portierit gjerman 33-vjeçar.
Arsyeja? Ter Stegen ka refuzuar të nënshkruajë raportin zyrtar për lëndimin e tij, i cili ishte i nevojshëm për ta dorëzuar në ekipin mjekësor të La Ligës. Klubi dëshironte të regjistronte një lojtar të ri duke u bazuar në një klauzolë të rregullores që e lejon këtë, por vetëm nëse dëshmohet se lojtari i lënduar do të mungojë për të paktën katër muaj.
Ter Stegen është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Në sezonin 2024/25, ai ka luajtur në nëntë ndeshje në të gjitha garat dhe ka pësuar 11 gola.
