Barcelona dhe Bayern kalojnë në gjysmëfinale

TË FUNDIT

Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat 2 me 0 dhe (5:1 rezultati i përgjithshëm).
Parisi humbi në Parkun e Princave me rezultat 3 me 1 dhe këtë disavantazh nuk mund ta rikthente sonte në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou ku shkëlqeu dyshja Andres Iniesta e Neymar.

Bayerni ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e “shkatërruar” Porton në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 6 me 1.
Takimi i parë i zhvilluar në Portugali kishte përfunduar me fitore të portugezëve 3 me 1, por ky rezultat duket se nuk ishte problem për bavarezët që në 45 minutat e parë të ndeshjes së dytë realizuan pesë herë për të përmbysur gjithçka.Kurse takimi përfundoi me rezultat të përgjithshem 6-1