Banorët e Shipkovicës në hall me rrugën e dëmtuar

TË FUNDIT

Banorët e Shipkovicës, pas tragjedisë së gushtit ku humbën jetën disa persona dhe kishte dëme të mëdha materiale, kohëve të fundit po përballen me rrugën e dëmtuar nga vërshimet. Banorët që kalojnë aty pari janë të rrezikuar, por edhe shoferët me automjete. Kur kësaj i shtohet edhe rruga e pa ndriçuar atëherë kujdesi duhet shtuar.

Drejtuesit e Komunës së Tetovës premtojnë ndihmë për banorët e prekur nga vërshimet e gushtit por edhe sa i përket rregullimin e rrugës së dëmtuar . Komuna ka hartuar projekte konkrete dhe do t’i realizojë në disa faza. “Ne do vazhdojmë tani qe sa me tepër të rregullojmë  infrastrukturën, me mundësitë tona intervente, do intervenojë kudo ku kemi mundësi, për sa i përket rregullimit të rrugëve”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Është kjo e vetmja rrugë që lidhë Shipkovicën me rrugën kryesore por ende mbetet e rrezikshme për tu kaluar. Banorët e fshatit ballafaqohen ç’do  ditë me këtë problem mirëpo më të rrezikuarit janë fëmijët që shkojnë në shkollë .

Besian Leka