Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

Must Read

Para sfidës Nurmagomedov-Gaetje, kujtojmë Khabib me plis shqiptari, dhuratë që ia dërgoi kampioni olimpik Shaban Tërstena

Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të...

Fotografi zhgënjyese! Si supozohej të ishin, si u servirën në të vërtetë

Thuhet se kur nuk ke pritshmëri të larta, ia del të mos zhgënjehesh. Por...

Nuk durojnë kufizimet: “Nuk po na vret Covid-i, po na vrisni ju”, napolitanët përleshen me policinë

“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën...

Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit protestuan për shkak se nuk është ndërtuar ende institucioni shëndetësor. Ata mbanin banderola ku shkruhej – Ku është poliklinika, Duam poliklinikë,nuk duam ndërtesa dhe Velimir na gënjeve. Ata thonë se janë komuna e vetme në të cilën nuk ka një institucion të tillë shëndetësor, dhe në ambulancën ekzistuese mund të kryejnë vetëm shërbime laboratorike.

“Komuna e Butelit ka ambulancë jashtëzakonisht të shkatërruar që tashmë është gjendje të keqe. E njëjta ambulancë u shërben më shumë se 60 mijë banorëve. Në kulmin e pandemisë me Covid 19 ne jemi në rrezik në mënyrë shtesë nga pamundësia për të siguruar shërbime minimale shëndetësore”, tha një banor i Butelit.

- Advertisement -

Ambulanca në të cilën mjekohen banorët e komunës së Butelit ndodhet në baraka shumë të vjetra të ndërtuara para më shumë se 50 vjet. Që të kemi pasqyrë të plotë, në afërsi të ambulancës është hapur një treg ilegal ku shiten speca për ajvar dhe perime të tjera. Ne kontaktuam me kryetarin Velimir Smilevski i cili thotë se ndërtimi i poliklinikës së re duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe akuzoi se qeveria e mëparshme nuk u përpoq të ndryshojë planin e detajuar urbanistik i cili do të jepte mundësinë për të ndërtuar një objekt të tillë shëndetësor.

“Ne filluam atë procedurë, ndryshuam planin e detajuar urbanistik dhe e ndamë atë në dy blloqe. Për momentin çështja është në Qytetin e Shkupit dhe shpresoj që për një muaj deri në një muaj e gjysmë të përfundojë në institucione. Për momentin komuna e Butelit po gjen mundësi që ambulancave ekzistuese t’i propozojë lokacione ku do të mund t’i lëvizin ordinancat e tyre që të mund të ndërtohet në atë vend poliklinika”, deklaroi Velimir Smilevski – Kryetar i Komunës së Butelit.

Edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se poliklinika të reja do të ndërtohen në disa komuna të Shkupit, ndër to edhe në komunën e Butelit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për problemin e banorëve të Butelit dhe jo vetëm të Butelit por edhe të disa komunave të Shkupit. Ne pamë që ky sistem i vendosjes së ambulancave modulare është i mirë, cilësor dhe mjaft i lirë dhe në atë drejtim u bë një plan, diçka për të cilën kemi buxhet për momentin, dhe që është të zëvendësojmë disa ambulanca ekzistuese në Shkup, në Gjorce Petrov, Butel – kjo ambulancë është përfshirë në plan, ambulanca e vjetër në Karpos pranë Qendrës për gjuhë të huaja, në Aerodrom dhe në Novo Lisice”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Sipas planit, në Butel do të ndërtohet poliklinikë që do të mbulojë plotësisht nevojat e qytetarëve, me specialistë, me laborator i cili përveç banorëve të kësaj komune do tu shërbejë edhe komunave përreth.

Para sfidës Nurmagomedov-Gaetje, kujtojmë Khabib me plis shqiptari, dhuratë që ia dërgoi kampioni olimpik Shaban Tërstena

Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të jetë në mes Khabib NurmagoMedov...

Fotografi zhgënjyese! Si supozohej të ishin, si u servirën në të vërtetë

Thuhet se kur nuk ke pritshmëri të larta, ia del të mos zhgënjehesh. Por ky nuk ishte rasti i...

Nuk durojnë kufizimet: “Nuk po na vret Covid-i, po na vrisni ju”, napolitanët përleshen me policinë

“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget e Napolit, të indinjuar...

Rama ka festuar 10 vjetorin e martesës.

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10 vjetorin e martesës së tij më zonjën Linda Rama.  Rama ka ndarë me...

Spitalet plot, do të shërohemi jashtë shtetit? Filipçe: Jemi gati edhe për momente të tilla

https://youtu.be/kmDRVt4Vk5s Kapacitetet spitalore do të zgjerohen, kurse stafi mjekësor do të plotësohet. Ministri Venko Filipçe gjatë vizitës...

More Articles Like This