Bankat mund të mundësojnë periudhë të dytë të shtyrjes së pagesës së kredive

TË FUNDIT

Bankat mund klientëve të tyre t’u ofrojnë shtyrje të dytë të pagesës së kredive, kumtoi Banka Popullore.

Prej atje informojnë se një vendim i tillë është sjell pas disa takimeve të mbajtura me Asociacionin bankar të Maqedonisë së Veriut me qëllim që t’u ndihmohet klientëve të prekur nga pandemia.

“Kushtet dhe mënyrën e ndryshimit të kushteve të dakorduara për periudhën e dytë të shtyrjes së pagesës së kredive në bazë të kredisë duhet ta definojnë bankat. Pritet në ofertat e tyre, bankat të kenë kritere qartë të definuara për miratimin e periudhës së dytë të shtyrjes së pagesës, me qëllim që t’u ndihmohet klientëve të cilët janë të prekur nga kriza e koronavirusit. Njëkohësisht, pritet mënyra e ndryshimit të kushteve të dakorduara të jetë në mënyrë më të përshtatshme për klientët dhe të mundësojë qasje të shpejtë, gjithëpërfshirës dhe efikas deri tek të gjithë të cilët kanë nevojë objektive nga lehtësimi i mëtutjeshëm i barrës financiare për shkak të krizës së koronavirusit dhe njëkohësisht të mbrohet edhe shëndeti i tyre”, theksohet në kumtesën e bankës qendrore.

Periudha e dytë e shtyrjes së pagesës së kredive mund të zgjasë deri në 6 muaj, gjegjësisht deri në fund të muajit mars të vitit 2021.

“Mundësi e rregullt që bankat klientëve të tyre t’u ofrojnë edhe ndryshim të dytë të kushteve shtesë për prodhimet kreditore duhet të kontribuojë për mbështetje të mëtutjeshme të ekonomisë në tërësi, në përballjen me sfidat të imponuara nga kriza me koronavirusin”, thonë nga Banka Popullore, duke shtuar se vazhdimisht ndiqet zhvillimi i ngjarjeve dhe rreziqeve potenciale dhe nëse është e nevojshme të reagohet në kohë me masa të mëtutjeshme.