Koreja e Jugut duhet t’i dërgojë porosi të fuqishme fqiut verior që t’i përmbahet provokimeve, në kushte kur përforcohen spekulimet se Pheniani së shpejti do të mund të lansojë raketa të reja që ta testojë administratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Xho Bajden, rekomandon ish sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun.
Ban këtë qëndrim e ka shprehur në mbledhjen e tanishme në Seul, duke deklaruar se çështja për denuklearizimin e Koresë së Veriut është si kthim prapa në rolerkoster, transmeton agjencia Jonhap.
“Për ne është me rëndësi të dërgojmë porosi të fuqishme, duke përdorur mënyra të ndryshme, që ata të mos bëjnë provokime të tilla”, tha ish sektretari i përgjithshëm i KB-së.
Bajden është i njohur sipas asaj që e ka kritikuar politikën e presidentit Donald Tramp lidhur me denuklearizimin e Gadishullit korean, por pas zgjedhjeve të paradokohshme, ku ai fitoi, Koreja e Veriut ende nuk u prononcua me qëndrim.
Ban shtoi se nuk pret që Bajdeni ta shfrytëzojë deklaracionin për fund të Luftës koreane, si shou të befasisë, siç atë e ka bërë Tramp.
“Megjithatë, nëse Koreja e Veriut pjesërisht e mbyll programin e saj bërthamor ose raketor, nëse ka marrëveshje të fuqishme për këtë, mendoj se sanksionet e Kombeve të Bashkuara munden pjesërisht të lehtësohen. Përparimi i tillë është i mundur si proces i mençur”, shtoi Ban.
