Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i bëri apel sot Evropës që të përmbahet nga aksionet ushtarake, me qëllim të parandalimit të tragjedive të reja në Detin Mesdhe, siç ishte ajo që ndodhi javën e kaluar, me ç’rast humbën jetën 750 persona.
Tragjedia e javës së kaluar nxiti Bashkimin Evropian që të shqyrtojë idenë e ndërmarrjes së aksioneve ushtarake kundër trafikantëve me qenie njerëzore, me ç’rast shefja e Bashkimit Evropian për diplomaci, Federika Mogerini u ngarkua me detyrën që të sigurojë lejen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndërmarrjen e këtyre aksioneve./21 MEDIA/
