Edhe një çmim është ndarë për filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, me regji të Lendita Zeqiraj, në Le Centre Du Monde të Parisit. Zeqiraj ka thënë për KultPlus se çmimet e vazhdueshme që po i ndahen filmit, po ja rrisin vetëbesimin që tashmë është koha e duhur për t’iu rrekur filmit të metrazhit të gjatë
Filmi i metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, së fundi është prezantuar në Le Centre Du Monde të Parisit ku është vlerësuar me çmimin “Best Short Film”. Ky cmim është vetëm një nga cmimet e shumta që i janë ndarë filmit “Ballkoni”, në festivale të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe festivale të kategorisë A dhe B.
