“Ballkani i Hapur”, Qeveria bën të ditur agjendën: Zaev do të kryesojë delegacionin në Tiranë

TË FUNDIT


Nga shërbimi për shtyp pranë Qeverisë njoftojnë se kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin qeveritar që do të marrë pjesë në takimin e rregullt të iniciativës “Ballkani i Hapur”, i cili do të fillojë sot me një darkë pune të liderëve të tre vendeve dhe delegacioneve përcjellëse në Tiranë.

Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme është paraparë nënshkrimi i marrëveshjeve shumëpalëshe dhe dypalëshe: Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.  Marrëveshja për bashkëpunim në veterinë,  sigurinë e ushqimit, ushqimin e kafshëve dhe zonën fitosanitare të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit ekonomik të autorizuar –  siguri (AEOS). Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të kompetencave të operatorit të autorizuar ekonomik – siguri (AEOS).

Në takimin në Tiranë, përveç liderëve Rama dhe Vuçiq, pritet të marrin pjesë edhe komisionari i BE-së për zgjerim, Oliver Varhej, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Emir Xhikiq, drejtor i sekretariatit të CEFTA-s, z. Matej Zakonjshek, drejtor i Komunitetit të Transportit dhe Marko Çadezh, kryetar i Odës së Tregtare –industriale të Serbisë.