Ministria e mbrojtjes së Azerbejxhanit pohoi se armata armene evakuohet nga kryeqyteti i republikës së papranuar të Nagorno Karabahut, Stepanakert.
“Pjesëtarët e forcave të armatosura armene, me humbje të mëdha në sulmin e armatës azerbejxhane mbi Hankendi (Stepanakert), evakuohen. Një numër i madh i ushtarëve ishin vrarë dhe plagosur në një sulm artilerik mbi njërën nga njësitë në Hankendixh”, thuhet në kumtesë.
Shtohet se nga mëngjesi janë udhëhequr beteja të ashpra përgjatë linjës së frontit në të cilat armata e Azerbejxhanit ka sulmuar caqe dhe e ka kufizuar lirinë e lëvizjes së kundërshtarëve.
Ministrja armene e Mbrojtjes Shushan Stepanijan paraprakisht sot shkruajti se tensionet në rajonin Nagorno Karabah ende janë shumë të larta.
“Situata në vijën ndarëse me Azerbejxhanin ka mbetur e tensionuar. Operacionet dhe opercionet taktike nuk janë ndryshuar. Përleshjet vazhduan në disa sektore të frontit, kishte këmbim të zjarrit artilerik”, shkruajti ajo në profilin e saj në Fejsbuk.
Ministrja shtoi se ka pasur edhe sulme mbi vendet e populluara.
“Mbrojtja e Nagorno Karabahut ka kontroll të tërësishëm mbi operacionet dhe situatat taktike dhe është e gatshme për çdo skenar”, tha Stepanijan.
