Presidenti i ri, Xho Bajden e shqyrton kandidaturën e gjeneralit të pensionuar Lojd Ostin për ministër të Mbrojtjes të SHBA-së, publikoi “Aksios” duke iu referuar burimeve të veta.
Në rast se kandidatura miratohet, Ostini do të bëhet afroamerikani i parë, shef i pentagonit.
Lojd është pensionuar në vitin 2016. Deri atëherë ai e ka udhëhequr Komandën Qendrore të Forcave Ushtarake të SHBA-së.
“Nga “Aksios” megjithatë kuptojnë se fillimisht është shqyrtuar kandidatura e Flurnojit, por pastaj në diskutim rreth çështjes janë shfaqur faktorë të tillë si përkatësia racore, përvoja dhe niveli i komoditetit të Bajdenit.
