Kandidati demokrat për president Xho Bajden dhe gruaja e tij Xhill votuan sot në zgjedhjet, duke iu bashkuar 74 milionË amerikanëve që shfrytëzuan votimin e parakohshëm.
Bajden votoi në ndërtesën e Zyrës Shtetërore Karvel në qytetin e tij të lindjes Uilmington, Delaver.
Sipas mediave amerikane, Bajden pritet të fitojë lehtësisht në Delaver.
Kundërshtari i tij, kandidati republikan dhe presidenti aktual Donald Tramp, votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në Florida.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë më 3 nëntor.
