Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Xho Bajden deklaroi se vaksinimi kundër Kovid-19 në SHBA nuk do të jetë i obligueshëm dhe amerikanët nuk do të detyrohen ta marrin vaksinën.
Njëherësh, Qendra nacionale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve apeloi në mënyrë të obligueshme të mbahen maska mbrojtëse në hapësira të hapura dhe paralajmëroi se SHBA-ja “ky hyrë në fazën e transmetimit të lartë” të virusit.
Në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar thuajse 225.000 raste të reja të Kovid-19 dhe mbi 2.500 të vdekur.
Nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 14,3 milionë të infektuar dhe 278.000 raste të vdekjes nga koronavirusi.
