Bajden: Tramp udhëheq politikë të vrazhdë shëndetësore

TË FUNDIT

Kandidati demokratik për president amerikan Xho Bajden e dënoi presidentin aktual Donald Tramp për përpjekjet e tij  ta heqë Omabakerin, duke i akuzuar republikanët  për rrezikim të qasjes deri te mbrojtja shëndetësore e miliona amerikanëve  gjatë pandemisë së koronavirusit, transmetoi Hina.

Në fjalim në shtetin federal Pensilvania, Bajden e ka kritikuar  administratën e Trampit për dorëzimin e paralajmëruar  të kërkesës te Gjykata Supreme për shpallje të ligjit  për sigurim shëndetësor si ilegal, i njohur si Obamaker.

Ky ligj është një nga arritjet më të mëdha  prej kohës  kur Bajden ishte nënpresident i Obamës.

“Është i ashpër dhe i pandjeshëm”, tha Bajden, duke shtuar se heqja e ligjit do t’i detyrojë familjet  “ta jetojnë jetën  e zënë mes dy arritjeve të Trampit: mossuksesi të mbrohen amerikanët nga koronavirusi dhe  lufta e kryqëzuar pa shpirt të hiqet  mbrojtja shëndetësore”.

Bajden, i cili për shkak të koronavirusit,  nga Marsi pjesën më të madhe të kohën e kalon në shtëpinë e tij në Delaver, tani ngadalë  i vazhdon  aktivitetet e tij parazgjedhore.

Tramp me të cilin Bajden do të përballet  në zgjedhjet më 3 nëntor, dje udhëtoi për në Viskonsin,  edhe një shtet me  mbështetje të ndryshueshme të votuesve,  ku pritet të flitet për  reformat policore dhe prodhimtarinë.

Prej më parë anketat tregojnë se Tramp mbetet pas Bajdenit edhe në të dy shtetet,  ndërsa të mërkurën numri i  infektimeve të reja  në mbarë vendin  ishte pothuajse  deri në nivelin lokal.

Presidenti thotë se  vendimi i tij për kufizim të udhëtimeve dhe respektim të distancës sociale ka ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, por SHBA kanë shumë raste të infektimit me koronavirusin dhe  më së shumti raste të vdekjes në botë./MIA