Bajden takim me Putinin, “nëse nuk ndodh invazion”

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Xho Bajden është pajtuar për takim me presidentin rus Vlladimir Putin nëse Moska nuk e sulmon Ukrainën, kumtuan nga Shtëpia e Bardhë. Të njëjtën paraprakisht e njoftoi edhe presidenti francez.

SHBA-ja është e “përkushtuar në diplomaci deri në momentin e invazionit. Presidenti Bajden në parim pranoi takim me presidentin Putin… nëse nuk ndodh invazion” theksoi sekretarja Xhen Psaki.

Ajo shtoi se janë të gatshëm të imponojnë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftë edhe pse aktualisht, Rusia po vazhdon me përgatitjet për sulm të tërësishëm ndaj Ukrainës.

Samiti, i propozuar nga presidenti francez Emanuel Makron, do të zgjerohet në palët e prekura relevante për të biseduar për “sigurinë dhe stabilitetin strategjik në Evropë”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu njoftohet se Makroni dhe Putini kanë pasur dy biseda telefonike gjatë ditës së fundit.

Ndryshe, incizimet satelitore tregojnë sistemime të reja të ushtarëve rusë dhe pajisje ushtarake në afërsi të kufirit ukrainas, kumtoi kompania amerikane.