Në fjalimin mbrëmë para dy dhomave të Kongresit Amerikan, Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i përshkroi përparësitë e Administratës së tij deri në fund të vitit dhe dha llogari për 100 ditët e para të marrjes së detyrës. Administrata e re ka arritur ta kthejë besimin në demokraci dhe të fillojë një proces të rindërtimit të ekonomisë të prekur nga pandemia e Kovid-19.
Temat më të rëndësishme në fjalimin e Bajdenit ishin ekonomia, arsimi, infrastruktura e shekullit 21, vende të reja pune, vaksinim i përshpejtuar, ndryshimet klimatike dhe rivaliteti me Kinën dhe autokracitë e tjera.
Ngjarja filloi në orën 21:00 me kohën lindore-amerikane. Karvani i xhipave të kreut të shtetit kaloi nëpër një pikë kontrolli në gardhin e ngritur akoma rreth Kongresit, ndërsa Garda Kombëtare patrulloi rreth ndërtesës, si një jehonë e trazirave të Kapitolit në 6 janar të këtij viti.
Megjithëse jo reale për shkak të sallës së zbrazët të dhomës së ulët të Kongresit, zakonisht e mbushur me njerëz kur presidenti drejtohet, ngjarja kishte një bukuri të veçantë këtë herë. Për herë të parë në historinë e SHBA-së, në një rast të tillë prapra një presidenti amerikan, ndodheshin dy gra, nënkryetarja Kamala Haris dhe kryetarja e Dhomës përfaqësuese, Nensi Pelosi.
Sipas tij, në 100 ditët e para, amerikanët i hapën mëngët dhe morën vaksina me vlerë 200 milionë dollarë dhe ekonomia krijoi 1.3 milionë vende pune, që është një numër rekord. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia e SHBA-së do të rritet për 6 për qind këtë vit, tha ai.
Sipas tij, pakoja e re e investimeve për ndërtimin e infrastrukturës do të kushtojë rreth katër trilion dollarë, e cila është afërsisht e barabartë me buxhetin njëvjeçar të SHBA. “Këto janë investime unike që janë jetike për Amerikën.”
Presidenti nënkuptonte që SHBA-ja është në një luftë konkurruese për “fitore në shekullin 21”.
E paralajmëroi planin prej 1.8 trilionë dollarë për familjet amerikane, që parashikon program të zgjeruar për kujdes parashkollor, dy vjet kolegj falas, subvencionim të kujdesit të fëmijëve për familje të kualifikuara, të ardhura mujore prej të paktën 300 dollarë për prindërit dhe rritje të disponueshmërisë për vaktet e ushqimit falas ose me çmime të ulëta.
Plani përfshin edhe pushim dy-javor me pagesë për prindërit nëse ata mungojnë në punë për shkak të sëmundjes së fëmijëve. Bajden premtoi edhe qasje të zgjeruar ndaj sigurimit shëndetësor dhe çmime të ulëta të barnave me recetë, mbështetje dhe ngritjen e sindikatave të SHBA-së.
Që të paguhen të gjitha këto përfitime për qytetarët, Bajden propozoi rritje të taksave për amerikanët e pasur – ata me të ardhura prej më shumë se 400.000 dollarë në vit.
Në lidhje me skenën ndërkombëtare, Bajden theksoi se Amerika është kthyer dhe synon të qëndrojë.
“Të dëshmojnë se demokracia funksionon … se është këmbëngulëse dhe e fortë. Autokracitë nuk do ta marrin të ardhmen, ne do ta marrim”, tha ai.
Autokraci, pandemi dhe dhimbje – jemi duke u ballafaquar me to, tha ai.
