Presidenti amerikan Xho Bajden “nuk ka ndërmend” të takohet me princin e kurorës saudite, Mohamed bin Salman në samitin e G-20 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Indonezi, deklaroi sot këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan.
Bajden do të “rivlerësojë” marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi “OPEK +” i shkurtoi kuotat e prodhimit të naftës, gjë që favorizon Rusinë, por “ai nuk do të veprojë me nxitim”, shtoi Salivan në një deklaratë për Si-En-En.
