Bajden: Nuk do ta lejoj Trampin që t’i vjedh votat

TË FUNDIT

Kandidati demokrat presidencial në zgjedhjet në SHBA, Xho Bajden dje paralajmëroi se nuk do të lejojë presidenti Donald Tramp të shpallë fitore në zgjedhjet e së martës para se të dihen qartë rezultatet.

“Përgjigjja ima është se presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje”, deklaroi Bajdeni para gazetarëve gjatë ngjarjes parazgjedhore në Filadelfia.

Ai gjithashtu i dënoi përpjekjet e ithtarëve të Trampit që t’i frikësojnë ithtarët e Bajdenit, siç ishte incidenti në Teksas dhe Nju-Xhersi të premten dhe të dielën.

Në media u paraqitën spekulime se Trampi u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se ka për qëllim të shpallë më herët fitore, madje edhe nëse rezultati nuk dihet.

Demokratët paralajmëronin para disa muajve se shefi i shtetit nuk do ta lëshojë lehtë Shtëpinë e Bardhë.

Sipas anketës së “Foks njuz” kandidati i demokratëve ka 8 pikë përparësi para Trampit. fc/