Kandidati demokratik për president të SHBA-së, Xho Bajden duhet të marrë mbrojtje plotësuese nga agjentët e shërbimit të fshehtë sot, sepse planifikon të mbetet në Uillmington, Delaver edhe një ditë për fjalim të mundshëm, lajmëruan mediat lokale.
Bajden do të merrte mbrojtje nga agjentët plotësues për të mbetur në Qendrën Çejs në Uillmington, ku për momentin është akomoduar me personelin e tij nën mbrojtje të dhjetëra agjentëve, publikoi “Uashington post” duke i’u referuar burimeve anonime.
Sipas raportit, agjentë plotësues do të dërgohen në qendrën e Kongresit për ta rritur sigurinë atje prej sot, derisa Bajden përgatitet ta mbajë fjalimin kryesor.
Sipas projeksioneve të Asoshiejted Pres, Xho Bajden është gjithnjë e më afër 270-të votave zgjedhore që i nevojiten që ta fitojë presidentin Donald Tramp me fitoret në Miçigen dhe Viskonsin.
Me ato shtete edhe Arizona, edhe një – si Pensilvania – do të ishte e mjaftueshme për fitore të zgjedhjeve derisa fushata e Trampit lufton kundër tij me procese gjyqësore.
Statuset e disa shteteve federale:
Pensilvania: Përparësia e Trampit u zvogëlua në 19.000 vota herët në mëngjes derisa vazhduan të numërohen qindra mijë fletvotime nëpërmjet postës, të cilat pritet ta favorizojnë Bajdenin.
Xhorxhia – Bajden udhëhoqi sot me 917 vota në garën për të cilën me siguri do të nevojitet rinumërim, pa marrë parasysh rezultatin.
Karolina e Veriut: Tramp ka udhëhequr me 76.000 vota dje, por shteti ende numëron rreth 116.000 fletvotime nëpërmjet postës dhe 40.000 fletvotime.
Nevada, ku Bajden ka epërsi prej 11.000 vota tani për tani është i paqartë me rezultatet.
