Bajden merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

TË FUNDIT

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Xho Bajden publikisht sot e mori edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit korona e prodhuar nga Fajzer dhe Biontek.

“Prioriteti im i parë është që njerëzit të marrin vaksinën sa më shpejt që është e mundur”, tha Bajden.

Kujtojmë që Bajden dozën e parë të vaksinës e mori më 21 dhjetor, njëjtë para kamerave dhe duke iu bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.