Bajden: Kuomo duhet të largohet nga funksioni

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Xho Bajden konsideron se guvernatori i Nju-Jorkut, Endrju Kuomo duhet të japë dorëheqje nëse hetimi i konfirmon thëniet për shqetësim seksual ndaj tij. Në intervistë për ABC që do të publikohet sot për aleatin e tij shumëvjeçar demokrat, ai shton se akuzat duhet të kuptohen seriozisht dhe të hetohen, dhe se kjo është në rrjedhë.

Kuomo u akuzua për shqetësim seksual në vitet e ‘90-ta nga një ish e punësuar gjatë fushatës së tij zjgedhore, por akuzat nuk u dëshmuan.

Nënpresidentja Kamalla Haris vazhdimisht i rikahëzonte psetjet për Kuomon, derisa demokratët e shquar kërkonin që guvernatori i Nju-Jorkut të tërhiqet.

Së paku shtatë gra, ish të punësuara, e akuzuan guvernatorin për shqetësim seksual në vendin e punës.

Megjithatë, Kuomo disa here refuzoi të japë dorëheqje dhe i mohoi akuzat. Prokurorja publike Letiça Xhejms emëroi një avokat të jashtëm për t’i hetuar paditë ndaj Kuomos. Hetimi për impiçment të akuzave mund të çojë drejt mënjanimit të tij filloi javën e kaluar.

Kuomo gjithashtu po përballet me kritika për përgjigjen e administratës së tij për rastet e vdekjes nga Kovid-19 në shtëpitë e të moshuarve, për çka prokurori shtetëror tha se është pakësuar për rreth 50 për qind. Në anketa – 59 për qind konsiderojnë se ai nuk duhet të kandidojë për rizgjedhje.