Kandidati presidencial i Partisë Demokratike dhe ish nënpresident i SHBA-së, Xho Bajdeni e akuzoi rivalin e tij, shefin aktual të shtetit Donald Tramp, se është përgjegjës që sot Koreja e Veriut disponon me një numër të madh dhe të rrezikshëm të armatimit raketor.
Bajdeni e akuzoi Trampin se i ka “përqafuar diktatorët”, siç është lideri i Koresë Veriore Kim Xhong-un dhe njëkohësisht e ka lënë pas dore marrëdhëniet me aleatët tradicionalë amerikanë.
“I ka përqafuar të gjithë diktatorët të cilët i ka në horizont dhe ua vuri gishtin në sy të gjithë miqve tanë”, vlerësoi Bajdeni. ar/
