Bajden: Është nder që jam zgjedhur president i SHBA-së

TË FUNDIT

Amerikë, është nder që më keni zgjedhur ta udhëheq vendin tonë të madh, ka shkruar para pak çastesh në Tuiter, kandidati për president të SHBA-së, Xho Bajden.

“Puna që na pret do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve- pa dallim nëse votuat për mua ose jo. Do ta arsyetojë besimin që ma dhatë”, ka shkruar Bajden i cili do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-së.

Sipas projeksioneve të Si-En-En-it, Asoshieted pres, Njujork Tajms dhe më shumë mediave që bazohen në përllogaritje jashtëzakonisht të sakta statistikore, shpallën se Bajdeni ka fituar në shtetin e Pensillvanisë me çka ka fituar 20 vota elektorale dhe duke tejkaluar minimumin prej 170. Tani ai ka 273 vota elektorale nga 538 të mundshme.