Bajden: Ende nuk kam biseduar me Trampin

TË FUNDIT

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden ka deklaruar se ende nuk ka folur me presidentin aktual Donald Tramp.

Në intervistën e tij të parë pas-zgjedhore për En-Bi-Si, Bajden foli për transferimin e pushtetit dhe çështje të tjera me të cilat do të përballet gjatë mandatit të tij.

Duke qenë se administrata e presidentit aktual Donald Tramp nisi procesin e transferimit të pushtetit dhe në një farë mënyre pranoi humbjen e zgjedhjeve, Bajden tregoi se ekipi i tij po përpiqet të informojë atë për të gjitha ngjarjet.

“Administrata tashmë ka filluar të përgatisë raportet ditore që i pranoj si president. Ne jemi gjithashtu duke organizuar një takim me ekipin e Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër Kovid-19, për të rënë dakord mbi kushtet e shpërndarjes së vaksinës, e cila duhet të jetë në dispozicion për të gjithë njerëzit”, tha Bajden.

Ai iu referua thashethemeve se administrata e tij do të sillej sikur ajo e ish-presidentit Barak Obama.

“Ne po përballemi me një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo në administratën e Obamës. Presidenti Tramp ka ndryshuar plotësisht fytyrën e vendit dhe ne do të duhet ta ndryshojmë atë”, tha Bajden.