Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden sot e nominoi gjykatësin e Gjykatës Federale të Apelit, Merik Garland prokuror shtetëror.
Bajden theksoi se Garland dhe tre avokatë të tjerë të cilët i zgjedh për pozita të larta në Ministrinë e Drejtësisë “do ta kthejnë pavarësinë në gjyqësi dhe besimin në qeverisjen e së drejtës.
Garland ishte edhe kandidat i Barak Obamës për Gjykatën Supreme, ndërsa për momentin është duke punuar si gjykatës në Gjykatën e Apelit në distriktin e Kolumbisë.
Obama e nominoi për Gjykatën Supreme derisa Bajden ishte nënpresident, por Senati amerikan nën kontrollin e republikanëve refuzoi të mbajë seancë dëgjimore për nominimin.
