Bajden e liroi të burgosurin e pare në Guantanamo në mandatin e tij

TË FUNDIT

Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden sot ka transferuar një të burgosur marokenë nga burgu ushtarak amerikan në Gjirin Guantanamo, që është lëvizja e parë e tillë që kur Bajden e mori detyrën.

Marokeni Abdul Latif Nasir, (56), i cili ishte burgosur që nga viti 2002, u lirua që në vitin 2016, por qëndroi në burg për pjesën tjetër të mandatit të Trampit.
Tani është kthyer në vendin e tij.

Në burg kanë mbetur 39 të burgosur. Shumica janë ndaluar për gati dy dekada, megjithëse nuk janë akuzuar ose gjykuar.

Burgu në Guantanamo dedikuar për të dyshuarit e huaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në Nju-Jork dhe Uashington, themeluar si një simbol i “luftës kundër terrorizmit” të SHBA-së është kritikuar gjerësisht për metodat e saj brutale të marrjes në pyetje, të cilat kritikët thonë janë tortura.

Donald Tramp gjatë mandatit të tij katër vjeçar e ka mbajtur burgun në funksion derisa Bajden premtoi se do ta mbyllë objektin.

TË NGJAJSHME