Bajden do t’i drejtohet kombit lidhur me gjendjen dhe perspektivat e ekonomisë amerikane

TË FUNDIT

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, demokrati Xho Bajden, sot planifikon të mbajë fjalim kushtuar ekonomisë së SHBA-së.

Fjalimi, që do të bëhet në njërin prej shteteve të tij të lindjes Delaver, është fjalim në serinë e fjalimeve postzgjedhore të ish-nënpresidentit të SHBA-së, që do të lidhet me problemet me të cilat përballet SHBA-ja.

Sipas ekipit të tij i obliguar për tranzicionin edhe Bajden edhe Kamalla Haris, senatorë nga Kalifornia dhe nënpresidentja e tij e zgjedhur e SHBA-së, para fjalimit në Uillmington, Delaver, do të brifojnë rreth ekonomisë.

“Në fjalimin e tij Bajden do të fokusohet në ripërtëritjen ekonomike dhe prodhimin e SHBA-së në perspektivën afatgjatë, deklaruan nga ekipi i tij”, transmetoi Uashington post.

Nga ana tjetër presidenti Donald Tramp nuk ka caktuar ngjarje për sot. Ngjarja e vetme e kumtuar nga Shtëpia e Bardhë është drekë me nënpresidentin Majk Pens.