Bajden: Dhuna më nuk do të ndodh këtu, as sot, as asnjëherë më

TË FUNDIT

Në fjalimin e tij të parë si president i SHBA-së, Xho Bajden, amerikanëve dhe botës u porositi se sot është dita e Amerikës, dita e demokracisë, dita e historisë dhe shpresës, dita e rimëkëmbjes.

“Amerika është në vijën e sfidës. Sot e festojmë fitoren e demokracisë”, tha Bajden.

“Vullneti i popullit është plotësuar. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, e sot demokracia mbijetoi”, tha Bajden në shkallët para Kapitoll Hillit, pak pas betimit të tij si president i 46-të i SHBA-së.

Ai me gjithë zemër iu falënderua paraardhësve të tij nga të dy palët, posaçërisht duke iu falënderuar nënpresidentit të deritanishëm Majk Pens për përkrahjen dhe praninë në këtë solemnitet.

“Mbrëmë bisedova me presidentin Karter, i cili nuk ka mundur të vijë këtu, por ne i shprehim respekt prej këtu. Vetëm u betova, thash fjalë moti të thëna nga Xhorxh Uashington. Ky është komb i shkëlqyeshëm, ne jemi njerëz të mirë. Kemi bërë shumë përparim nëpër shekuj, por ka edhe shumë para nesh. Duhet të rimëkëmbemi, të përmirësohemi, na presin shumë detyra”, tha ai.

Nga foltorja ai qartë dhe fuqishëm tha se ëndërra për drejtësi për të gjithë më nuk do të anulohet.

“Miliona vende të punës janë humbur, qindra mijë kompani janë mbyllur. Rritja e ekstremizmit politik dhe terrorizmit vendor është diçka me çka duhet të ballafaqohemi dhe duhet ta mposhtim”, tha ai.

“Ajo që na nevojite është uniteti – ajo që është më vështirë të arrihet në demokraci”, shtoi ai.

“Uniteti. Sot tërë shpirti im është ky, në bashkimin e komnit tonë dhe popullit tonë. U bëjë thirrje të gjithë amerikanëve të më bashkohen në këtë”, shtoi ai.

“Përmes unitetit mund të arrijmë punë të mëdha dhe të rëndësishme – të krijojmë vende të punës, t’i mësojmë fëmijët tanë në shkolla, ta fitojmë virusin, të arrijmë drejtësi racore dhe edhe një herë ta bëjmë Amerikanën fuqi udhëheqëse të së mirës në botë. E di se forcat që na ndajnë janë të thella dhe reale, por ato nuk janë të reja. Historia e jonë është luftë e vazhdueshme mes idealit amerikan – se të gjithë jemi të krijuar të njëjtë – dhe realiteti i trishtueshëm, racizmi dhe ekstremizmi”, tha ai.

“Dhuna më nuk do të ndodhë këtu. As sot, as asnjëherë më”, porositi Bajden.

“Në çdo prej këtyre momenteve, mjaftë prej neve u tubuan që të shkojmë përpara. Historia, besimi dhe mençuria tregojnë përpara. Ne duhet ta shohim veten jo si armiq, por si fqinj. Ne duhet t’i ndalim konfliktet dhe ta ulim temperaturën. Pa unitet nuk ka paqe, ka vetëm kaos. Nëse bashkohemi, do të arrijmë”, tha ai.

“Sot përsëri shkojmë bashkë, të fillojmë të dëgjohemi dhe të respektohemi njëri me tjetrin. Ne duhet ta hedhim poshtë kulturën, ku manipulohen ose madje edhe fabrikohen fakte”, tha ai.

“Të dashur amerikanë, besoj se Amerika është shumë më e mirë se kjo. Kur uniteti është në vështirësi, ne jemi këtu. Ne jemi këtu ku dr. King foli për ëndrrën e tij. Sot e shënojmë gruan e parë në postin e nënpresidentes, mos më thuaj se punët nuk ndryshojnë”, tha ai.

“Të gjithë që nuk më përkrahet – ju lutem më dëgjoni. Nëse megjithatë nuk pajtohemi – le të jetë ashtu…Kjo është Amerika. E drejta për mosmarrëveshje është një nga fuqitë më të mëdha të këtij vendi. Ju premtoj këtë – do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, i të gjithëve. Edhe unë do të luftoj barabartë për ata që më përkrahën, si dhe për ata të cilët nuk më përkrahën”, tha Bajden.