Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden të premten në Romë do të takohet me homologun e tij francez Emanuel Makron, njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë.
Takimi bilateral do të mbahet para samitit të G20 në kryeqytetin e Italisë, deklaroi këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan. Të njëjtën ditë Bajdeni në Vatikan do të takohet me Papa Françeskun.
Takimi Bajden – Makron është paralajmëruar si mundësi për zgjidhjen e kontestit që shpërtheu pasi Australia hoqi dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve konvencionale në interes të planit të ri për furnizim të nëndetëseve bërthamore.
