Bajden bëri thirrje për kujdes nga koronavirusi gjatë Ditës së Falënderimeve

TË FUNDIT

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Xho Bajden u bëri thirrje amerikanëve që të jenë të kujdesshëm dhe të sigurt gjatë festave.

Bajden tha se qytetarët janë të lodhur nga kufizimet e vendosura nga epidemia e koronavirusit, por kërkoi të jenë të kujdesshëm pasi numri i infeksioneve të reja po rritet çdo ditë, njoftuan mediat britanike.

Presidenti i ri amerikan, gjithashtu, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij të heqin dorë nga mbledhjet e mëdha familjare që organizohen tradicionalisht për Ditën e Falënderimeve dhe premtoi se do të ballafaqohet me pandeminë menjëherë sapo ta marrë detyrën, më 20 janar 2021.

Bajden e akuzoi Trumpin se iu nënshtrua panikut dhe se u dorëzua para krizës me shëndetin publik amerikan.

Ai gjithashtu iu referua faljes së Trampit të ish-këshilltarit për siguri kombëtare, gjeneral Majkëll Flin, i cili dy herë u deklarua fajtor për bërjen e deklaratave të rreme në FBI dhe për këtë arsye u dënua me burg. Ai e përshkroi faljen e Trampit si “një akt i korrupsionit të rëndë dhe abuzim i pacipë i pushtetit”.