Bajden anulon disa vendime të Trampit

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Xho Bajdën, menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë në mbrëmje e lexoi letrën që, sipas traditës, ia la paraardhësi i tij, Donall Tramp, duke e vlerësuar si “letër mjaft bujare”.

Duke folur nga Dhoma ovale në Shtëpinë e Bardhë, Bajdën tha se nuk do ta zbulojë përmbajtjen e letrës për shkak të respektit ndaj Trampit.

“Presidenti shkroi letër mjaft bujare”, tha Bajdën. “Meqenëse ishte private, nuk do të flas për atë derisa nuk bisedoj me të”, shtoi ai.

Bajdën më pas i nënshkroi serinë prej 17 urdhrave ekzekutues të paralajmëruar/dekrete dhe menjëherë filloi të anulojë disa vendime të Trampit.

Siç u konfirmoi gazetarëve në Dhomën ovale, një nga urdhrat e parë që i nënshkroi ishte angazhimi i sërishëm i SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Sa i përket pandemisë, presidenti i 46-të i SHBA-së dha urdhër me të cilin vendoset mbajtja e detyrueshme e maskës në hapësirat dhe rajonet që varen nga shtetet federale, si dhe gjatë udhëtimit mes shteteve në SHBA, procedurë që Donalld Tramp çdoherë refuzoi ta bëjë.

Një nga urdhrat ka të bëjë me heqjen e ndalesës për hyrje në SHBA për shtetas të disa vendeve, kryesisht me shumicë myslimane. Ndalesa ishte votuar vetëm disa ditë pasi që Donalld Tramp e mori funksionin nl janar të vitit 2017.

Bajdën, gjithashtu, e nënshkroi edhe stopimin e ndërtimit të murit në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, projekt me të cilin paraardhësi i ti ishte mjaft krenar.

Në kuptimin ekonomik, Bajdën, gjithashtu, e zgjeron moratoriumin për migrim nga njerëzit nga shtëpitë e tyre e të cilëët lidhen me pandeminë.

Bajdën par gazetarëve deklaroi se nënshkruan vendime “të guximshme” ekzekutuese gjatë paraqitjes së tij të parë në Dhomën ovale.

“Nuk ka kohë më të mirë për fillim të ri se sot”, deklaroi ai para gazetarëve.

Këto aktivitete, sipas tij, janë dedikuar për përmbushje të premtimeve të tij para popullit amerikan.

Do të na duhet legjislaturë për shumë gjëra”, tha Bajdën.