Bajden akoma nuk ka vendosur për kandidatin për drejtor të Agjencisë qendrore të zbulimit

TË FUNDIT

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, demokrati Xhozef Bajdën, ende nuk ka vendosur për kandidatin për drejtor të Agjencisë qendrore të zbulimit (CIA) dhe do ta kumtojë emrin madje pas Festave të Krishtlindjeve, lajmëroi CNN, duke iu referuar burimeve të veta.

Sipas atyre burimeve, lista me kandidatët e mundshëm për funksionin e drejtorit të CIA-s është korrigjuar.

Në listë akoma është Dejvid Koen, i cili më parë merrej me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe përgatitjen e sanksioneve antiruse, Tom Donilian, i cili ka punuar si ndihmës për siguri nacionale të presidentit Obama, ish-këshilltarja Liza Monako dhe ish-zëvendës shefi i CIA-s, Darell Blloker.

I përjashtuar nga lista është Majkëll Morel, i cili ishte zëvendës drejtor i CIA-s dhe dy herë ishte në krye të agjencisë. Morel në të kaluarën fliste për programe që përfshijnë torturë.

Bajdën ende nuk ka nominuar një sërë pozitash të tjera në administratën e vet. Këto përfshijnë pozita të ministrave të Drejtësisë, Punës dhe Tregtisë.