Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në llogaritë e 9.864 personave pagoi 88.108,31500 denarë, subvencione për kryerje të veprimtarisë bujqësore në rajone e mundësi të kufizuara.
Siç kumtojnë sot nga Agjencia, bëhet fjalë për pagesë të masës “211 Ndihmë për kryerje të veprimtarisë bujqësore në rajonet me mundësi të kufizuara për veprimtari bujqësore”, mjetet janë siguruar nga Programi për zhvillim rural. Shfrytëzuesit e kësaj mbështetjeje janë ekonomitë bujqësore të cilat kryejnë veprimtari në lartësi mbidetare më të madhe se 700 metra.
Drejtori I Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, informoi se kjo është masë shtesë në të cilat të gjithë bujqit të cilët kryejnë veprimtari në vende me mundësi të kufizuara marrin plotësisht 15 për qind nga pagesat e drejtpërdrejta për sipërfaqe, kokë kafshe apo njësi prodhimi.
Agjencia, thonë nga atje, si edhe deri më tani, do të vazhdojë me pagesë të rregullt dhe jo selective të subvencioneve për të gjithë të cilët në mënyrë juridike – ligjore I përmbushin kushtet për marrje të mbështetjes financiare në bujqësi. Bujqësia është mundësia jonë, Qeveria, ministria dhe Agjencia, do të vazhdojnë të krijojnë masa dhe programe të cilat e zhvillojnë agro – sektorin.
