Kompania “Kojakoneja” është shembull se me shfrytëzimin e masave dhe mjeteve nga programi IPARD seriozisht ndikohet në zhvillimin jo vetëm të ekonomisë vendore dhe të modernizimit të ndërmarrjes, por edhe në zhvillimin e mjediseve rurale dhe në hapjen e vendet të reja të punës.
Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, i cili sot e vizitoi këtë kompani që është shfrytëzues i mjeteve të Programit IPARD.
Agjencia, siç theksoi Babovski, kujdeset që shfrytëzuesit e masave dhe programeve të cilat realizohen të marrin mbështetje të plotë, me qëllim të realizimit të projekteve cilësore të cilët do të prodhojnë prodhime me vlerë të shtuar, ndërsa kjo sipas tij, drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe në prodhimin vendor bruto, në momentin kur bota i pëson pasojat nga koronavirusi dhe kur jemi më të mirëseardhur.
Ai i informoi të gjithë shfrytëzuesit e programeve dhe masave të programit IPARD se me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht tashmë që nga dita e djeshme kanë vazhduar të rrjedhin të gjitha afatet e thirrjeve të hapura paraprake për programin IPARD 2, ndërsa për të cilat Qeveria në prill përmes dekretit i ka vënë në pezullim për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Ai shtoi se të gjithë atyre të cilëve afatet për realizim ende u rrjedhin, afati u vazhdohet për disa ditë aq sa afati për realizim është ndaluar për kohëzgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, edhe atë duke filluar nga dita e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Babovski u bëri apel të gjithë aplikuesve t’i ruajnë afatet deri kur duhet t’i përfundojnë investimet e tyre, sepse siç tha, janë krijuar të gjitha kushtet dhe parakushtet e mundshme që të mundet me sukses dhe plotësisht të finalizohen projektet e filluara.
Ministri i Pylltarisë, Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i cili gjithashtu mori pjesë në vizitën e kompanisë “Kojakoneja”, theksoi se investimi i kësaj kompanie është edhe një tregues për spektrin të gjerë të mbështetjes financiare që i ofron Programi IPARD 2. Në këtë rast siç tha, është shfrytëzuar masa 7 për diverzifikim të fermave dhe zhvillim të bizneseve.
Ai shtoi se vlera e përgjithshme e investimit është 54,3 milionë denarë, prej të 33,7 milionë denarë është mbështetje financiare nga programi IPARD 2. Tani për tani, sqaroi Dimkovski, lëndën e parë e shfrytëzojnë për prodhimin e konstruksionit të garniturave. Masa diverzifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, sipas Dimkovskit, ka në të vërtetë zbatim të gjerë dhe ofron mbështetje në investime të ndryshme në bujqësi.

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në kompani tha se Programi IPARD është program në të vërtetë i dobishëm, që drejtpërdrejt investon në zhvillimin e bujqësisë por edhe të kompanive të cilat kanë prodhim vendor. Me këtë, shtoi ajo, ato bëhen konkurrente në tregun evropian, por edhe në rajon për shkak të së cilës implementojnë standarde evropiane në prodhimin e tyre./MIA
