“Baba i papërgjegjshëm”/Tuna pranë birit të saj në spital, thumbon Patrisin

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu e cila njihet me ermin artistik Tuna, ditëve të fundit ka publikuar vazhdimisht fotografi nga spitali, ku ajo po qëndron bashkë me fëmijët e saj, përcjell TV21. Së fundmi këngëtarja duket se i ka dërguar një mesazh edhe burrit të saj, respektivisht babait të fëmijëve të saj, Patrisit.

“Baba i papërgjegjshëm, babi duke bërë ngjitje në mal, për deri sa fëmijët e tij janë shtrirë në spital”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e një instastory nga ambientet e spitalit.

Ndryshe, Tuna me Patris Berishën ka dy fëmijë, Tianin dhe Zenin.