Azizi për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë: Gjobat nuk kanë dhënë efektin e duhur, tani ka përgjegjësi politike!

TË FUNDIT

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi pret që Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të votohet në Kuvend me Badenter, përcjell TV21. I pyetur për mungesën e normës së sanksionimit në ligj, Azizi tha se gjobat në të kaluarën nuk kanë dhënë efekt dhe se tani pjesa e sanksionimit është rregulluar me “përgjegjësi politike” para grupit koordinativ.

“Deri tash kemi pasur gjoba të cilat nuk kanë dhënë efektin e duhur, leje që nuk ka pasur gjoba, vetëm një gjobë ka pasur në vitin 2023, por gjoba nuk është zgjidhje, për shkak se x drejtori mund të thotë ok, mund të më gjobitni, dhe mund të shndërrohet në hero, ndërsa tani shohim përgjegjësi politike, institucionale dhe kushtetuese. Funksionari që udhëheq një dikaster, në rast se nuk zbaton ligjin, ai ka përgjegjësi politike, duhet të japë llogari para qeverisë, para komisionit, dhe në rast të mos-respektimit të ligjit, ka përgjegjësi politike, që nënkupton deri në shkarkimin e x funksionarit për shkak të mos-respektimit të një norme ligjore kushtetuese”, tha mes tjerash Azizi.