Aziri për TV21: Janë dorëzuar 200 amendamente për Regjistrimin

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ka thënë TV21 se për Ligjin për regjistrim koalicioni ASH-AAA ka dorëzuar 200 amendamente.

Ka bërë të ditur, se për Kodin Zgjedhor nuk do të dorëzojnë asnjë amendament, pasi ai është i dakorduar mes të gjitha partive.

“Për ligjin për regjistrim kemi dorëzuar 200 amendamente, ndërsa për Kodin Zgjedhor asnjë, sepse Ligji është dakorduar mes gjitha partive”, tha Aziri.

Tashmë është mësuar se dy amendamente janë pranuar, mbetet të shihet se cili do të jetë fati i 198 amendamenteve të tjera.