Deputeti Aleancës për shqiptarët Elmi Aziri në Click Plus tha se buxheti zakonisht orientohet nëpër komuna ku nuk jetojnë shqiptarët.
“Ne propozuam rregullimi e kanalit të Hasanbegut. Ne e dimë se në vitin 2016 si rezultat i vërshimeve se çka ndodhi atje. Patëm viktima, patëm shkatërrim të pasurive dhe një ndër arsyet ekspertët dhe qytetarët thanë se është e mos-rregullimi kanalit.
“Për atë arsye po them së është mohuar parimi etik dhe kulturor. Merrni dhe shihni listën e bllok dotacioneve. Mbi 320 milion euro shpërndahen si transfere përmes bllok dotacioneve nëpër komuna dhe shihni sa përfitojnë komunat shqiptare. Prej asaj sasie, është dikund më pak se 15 %” – tha Aziri.
30 milion denarë janë ndarë për Komunën ku gjendet Hasanbegu
