Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka realizuar vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar ku ka parë nga afër kushtet në të cilat po jepen shërbimet mjekësore, njofton TV21
Pas vizitës, ai dha deklarata para mediave ku njoftoi se në aspekt infrastrukturor, do të ngritët edhe për një kat dhe se projekti tashmë është gati.
Procedurat administrative do të fillojnë pas zgjedhjeve lokale, bëri të ditur Aliu.
“Ky objekt do të shkojë edhe një kat lartë, do të investohet në infrastrukturë dhe brenda me qëllim që të ketë ambient pune, i cili është me protokolle, i standardizuar me qëllim që të kemi një shërbim shëndetësor cilësor. Pra, drejtori ka bërë projektin, projektin e objektit. Pra është faza në të cilën duhet të analizohet dinamika e punës dhe financimi dhe pas asaj të dalim haptazi me një press konferencë, pas zgjedhjeve lokale, kur do të fillojmë me punët brenda.
Është paraparë buxheti nga Ministria?
Jo, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë në 2026-tën, pasi që këtë vit edhe ashtu nuk do të mund të fillohet për aspekte juridike, administrative brenda. Pra, projekti veç është realizuar, Megjithatë e dini që procedurat administrative kërkojnë kohë”, tha Aliu.