Azerbejxhani pushtoi disa pjesë në Nagorno Karabah

TË FUNDIT

Azerbejxhani në përleshjet me forcat armene pushtoi disa lokacione në Nagorno Karabah.

“Azerbejxhani arriti  ta afrojë fushëbetejën  më thellë në rajonin e konfliktit”, deklaroi Araxhik Harutjunjan, lider rajonal i Nagorno Karabahut.

Ushtria armene konfirmoi se forcat e Azerbejxhanit kanë arritur të hyjnë në rajone të reja, që është hera e parë Erevani të pranojë përparim ushtarak të armiqve të tij.

Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev shkruajti në Tuiter se janë pushtuar tetë fshatra.

Baku publikoi se ushtria e Azerbejxhanit ka pushtuar 45 vende në Nagorno Karabah, që trupat armen së pari kanë mohuar.

Televizioni shtetëror i Azerbejxhanit publikoi incizime  në të cilat njerëzit në rrugë festojnë me fishekzjarrë.

Armenia kumtoi  për disa qindra të vdekur nga fillimi i konfliktit më 27 shtator, derisa Azerbejxhani nuk e zbulon atë shifër, por publikoi se janë vrarë 43 civilë.

Aliev për televizionin turk “Haber Turk” deklaroi se ofensiva ushtarake e vendit të tij vazhdon,  shumë herë duke u ankuar se bisedat paqësore në tre dekadat e fundit  na sollën deri te zgjidhja e qetë e kontestit rreth Nagorno Karabahut.